Shumimi me anë të degëve        Hardhia, manaferra, shelgu e shumë bimë të tjera shumohen me anë të degëve. Kjo mënyrë shumimi kryhet në këtë mënyrë: nga bima-mëmë pritet një degë, e cila menjëherë vendoset në një arkë me dhe të shkrifët e me lagështi dhe mbahet aty derisa lë nxjerrë rrënjë; pas kësaj mbillet në vendin e caktuar.               

Shumimi i bimëve me degë është i ngjashëm me shumimin me përparje dhe mbështetet në aftësinë që kanë degët e disa bimëve për të lëshuar rrënjë. Më efektive, në fakt, është metoda «me përparje», sepse kur dega nuk pritet nga bima-mëmë, ajo zhvillohet më lehtë sesa kur e presim, meqë pjesa e futur në tokë vazhdon të ushqehet nga bima-mëmë derisa të lëshojë rrënjë.

 

Në botën e bimëve

[cite]