Përshtatja e bimëve në shkretëtirë Saharaja, shkretëtira e Arabisë, shkretëtira e Meksikës Veriore. e Kilit e shtimë të tjera janë zona të thata. Në këto zona gjatë ditës temperatura rritet. shumë, ndërsa gjatë natës ajo zbret shumë. Kjo luhatje e madhe e temperaturës gjatë ditës e natës, ka bërë që toka dhe ajri të jenë shumë të thatë. Edhe shirat në këto zona janë shumë të rralla. Madje shirat bien me një rrëmbim të tillë, saqë uji rrëshqet mbi sipërfaqe dhe toka nuk arrin ta thithë e ta rezervojë ujin në brendësi të saj.
Bimët me vështirësi të madhe u janë përshtatur kushteve të shkretëtirës. Shumë organe të tyre gjatë evolucionit kanë pësuar ndryshime me të vërtetë të habitshme. Kështu, p.sh., bimët e shkretëtirave nuk kanë gjethe ose gjethet e tyre janë shndërruar në gjemba. Këto përshtatje kanë bërë që këto bimë të avullojnë sa më pak ujë, në krahasim me bimët e zakonshme, që kanë kurorë të madhe e shumë gjethe e që avullojnë me qindra litra ujë në ditë. Edhe trungu e kërcejtë e tyre kanë një ndërtim të posaçëm, janë cilindrikë e mishtakë dhe kanë aftësinë të grumbullojnë në brendësi të tyre sasi të mëdha uji.