Lulet e bimëve të familjes kompozite   Në grupin e dythelborëve hyjnë shumë lloje bimësh, ndërmjet të cilave mund të përmendim: panjën, që përfshihet në familjen e panjave; vidhin që përfshihet në familjen e vidheve; shelgun dhe plepin që hyjnë në familjen e shelgjeve; margaritën, lulediellin, luleshtrydhen që përfshihen në familjen e kompoziteve etj. Familja e kompoziteve përmbledh një numër shumë të madh lloje bimësh. Përveç atyre që përmendëm, në këtë familje hyjnë edhe ylli i alpeve, krisantema, kamomili, lule patatja dhe një numër i madh bimësh perimore, ndër të cilat shumë bimë që na japin perime me vlerë e të shijshme si p.sh. angjinarja etj.   Bimët e familjes së kompoziteve kanë lule shumë të vogla dhe të grumbulluara në lulesa që quhen kaptinëza. Ato kanë ngjyra të ndryshme të dukshme: të bardhë, të kuqe, rozë dhe të verdhë. Lulet qendrore të këtyre lulesave kane formën e një gypi, ndërsa ato periferikë kanë trajtën e një gjuhëze. Ky ndërtim i luleve të bimëve të kësaj familjeje vihet re veçanërisht mirë te kaptinëza e margaritës.

 

Në botën e bimëve

[cite]