Përhapja e farave me anë të shpendëve Edhe shpendët marrin pjesë në përhapjen e farave të bimëve. Ato i përhapin farat duke i bartur ato me sqep, me këmbë ose me pendë. Por shpendët i përhapin farat edhe nëpërmjet të ngrënit, sepse ato çukitin fruta të ndryshme: fiq, rrush, qershi; tretin pjesën mishtake të tyre, por jo farat. Ato në fakt nuk dëmtohen në aparatin tretës të zogjve, por dalin jashtë dhe ruajnë të paprekur aftësinë e tyre mbirëse. Një shembull i qartë që tregon se zogjtë janë përhapës të farave, janë fiqtë që mbijnë ndonjëherë në faqet e mureve të shtëpive të vjetra ose të ndonjë kulle. Në ato lartësi nuk ka pasur mundësi të shkelë njeriu, prandaj farat aty mund t’i çojnë vetëm zogjtë.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Përhapja e farave me anë të shpendëve " është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/p%c3%abrhapja-e-farave-me-an%c3%ab-t%c3%ab-shpend%c3%abve