Përhapja e farave me anë të shpendëve 

Përhapja e farave me anë të shpendëve              Edhe shpendët marrin pjesë në përhapjen e farave të bimëve. Ato i përhapin farat duke i bartur ato me sqep, me këmbë ose me pendë. Por shpendët i përhapin farat edhe nëpërmjet të ngrënit, sepse ato çukitin fruta të ndryshme: fiq, rrush, qershi; tretin pjesën mishtake të tyre, por jo farat. Ato në fakt nuk dëmtohen në aparatin tretës të zogjve, por dalin jashtë dhe ruajnë të paprekur aftësinë e tyre mbirëse.              Një shembull i qartë që tregon se zogjtë janë përhapës të farave, janë fiqtë që mbijnë ndonjëherë në faqet e mureve të shtëpive të vjetra ose të ndonjë kulle. Në ato lartësi nuk ka pasur mundësi të shkelë njeriu, prandaj farat aty mund t’i çojnë vetëm zogjtë.

 

Në botën e bimëve

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "Përhapja e farave me anë të shpendëve " është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/p%c3%abrhapja-e-farave-me-an%c3%ab-t%c3%ab-shpend%c3%abve