Bimët mishngrënëse     Në natyrë janë zbuluar më shumë se 500 lloje të ndryshme bimësh mishngrënëse. Këto bimë ushqehem me insekte. Ka disa bimë, të cilat, kur insekti ulet në to, e mbulojnë atë me lëngje tretëse ose me disa zgjatime që prodhojnë lëndë veshtullore, e tretin atë dhe përvetësojnë lëndët ushqimore që ai. përmban. Disa bimë të tjera i kanë gjethet ose lastarët e tyre me një lëndë veshtullore. Kur një insekt ulet në to, ngjitet aq fort saqë nuk mund të shkëputet më. Disa bimë mishngrënëse të ujërave të ëmbla ushqehen me insekte, por edhe me krustace të vogla. Këto bime konsumojnë vetëm pjesët e buta të këtyre kafshëve, ndërsa pjesët e forta, si mbulesën kitinore të trupit, këmbët etj.. i hedhin jashtë.  

Zonat moçalore përbëjnë një mjedis krejt te kundërt nga ai i shkretëtirave. Në këto zona nuk mungon uji, ai gjendet me tepri. Por është konstatuar që uji i moçaleve përmban pak lëndë të azotuara, për të cilat bimët kanë nevojë të madhe. Në të shumtën e rasteve bimët këto lëndë i marrin nga toka. Po ka disa bimë moçalore që këtë problem e kanë zgjidhur njëlloj si kafshët: lëndët e azotuara, për të cilat kanë nevojë, i marrin duke ngrënë kafshë të tjera. Këto bimë quhen bimë mishngrënëse.

 

Në botën e bimëve

[cite]