Drosera                Drosera është një bimë mishngrënëse. Ajo jeton në krahina me klimë mesatare, në zona me shumë lagështirë. Gjethet e saj kjo bimë i mbështet në tokë dhe ato veprojnë ndaj insekteve si çarqe të vërteta, që përdoren për të zënë zogjtë. Ato faqen e sipërme e kanë të pajisur me shumë qime që janë të lyera me një lloj lëngu veshtullor. Mbi këto qime ngec insekti. Kur ai përpiqet të shkëputet, qimet e gjethes përkulen në drejtim të qendrës dhe e mbërthejnë atë nga shumë anë. Gjethja ndërkaq lëshon lëndë të tjera që tretin trupin e insektit.    

Ekziston një lloj drosere me gjethe të rrumbullakëta. Kjo bimë është e ndjeshme jo vetëm ndaj insekteve, por edhe ndaj lëndëve proteinore, si p.sh. ndaj të bardhës së vezës etj. Qimet e droserës që veprojnë menjëherë ndaj insekteve dhe lëndëve proteinore, nuk reagojnë fare ndaj ngacmimeve të tjera, si p.sh. ndaj erës.

 

Në botën e bimëve

[cite]