FRASHËRI NAIM


FRASHËRI NAIM
✤ (1846-1900). Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Lindi më 25.5.1846 në Frashër, ku bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek «Zosimea» (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si njëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (1872-77). Në këtë periudhë N.F. bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me stikses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së eilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, N.F. braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqiyëria (1880, botuar rnë 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll N.F. ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës «Drita», më pas Dituria» (1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.

Më 1886 N.F. botoi poemën e tij të famshmeBagëti e bujqësia, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Aivanon) dhe katër libra për shkollat: «Vjersha për mësonjtoret e vara», «E këndimit të çunavet këndonjëtoreja», (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndry-” shme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një «Histori të përgjithshme». Më 1888 vijoi me «Dituritë» (ribotuar më 1895 me titullin «Gjithësia», — shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj «Mësimet» (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala fluturdke (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbeiaja etj. N.F. vdiq në 20.10.1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku dhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. N.F. u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat «Gjuha shqipe», «Korçës» 1887 etj.), u këndoi me pasion’të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut («Bagëti e bujqësia») dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, «Dëshira e vërtetë e shqiptarëve»), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema «Bukuria», një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema «Historia e Skënderbeuts qe një kurorëzim i veprës së tij, «testamenti i tij politik e poetik», me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia. Poema është shkraar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkimin e dogmës fetare (në «Qerbelaja» dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare). N.F. u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha «Perëndia» 1890). Shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i N. ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qënaruar, për t’u çliruar, për të vajtur përpara me hov, N.F. u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të populliL Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një «demokraci prej pleqet», pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua).

N.F. luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i N.F., me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të N. Emrin e N.F. e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë socialiste jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

(Dh.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Frashëri Naim


[cite]