FRONTI DEMOKRATIK I SHQIPËRISË


FRONTI DEMOKRATIK I SHQIPËRISË
✤ Organizata më e gjerë e masave që bën pjesë në sistemin e diktaturës së proletariatit, mbështetja më e fuqishme politike e Partisë dhe e pushtetit popullor. Nëpërmjet tij realizohet bashkimi politik i të gjithë popullit rreth Partisë. F.D. u krijua dhe mbeti kurdoherë një bashkim vullnetar i masave të popullit nga poshtë dhe jo një koalicion partish politike. PPSH ka qenë dhe është forca e vetme udhëheqëse e F. dhe e vetmja parti politike në të. Kryetar i F.D.SH. që nga viti 1945 deri më 1985 ka qenë shoku Enver Hoxha.

Fronti Demokratik është vazhdim i drejtpërdrejtë i Frontit Nacipnalçlirimtar që u krijua në vitet e Luftës ANÇ. Bashkimi politik i popullit lindi gjatë qëndresës kundër pushtuesit dhe në luftë të hapur kundër fashizmit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Mbi këtë bazë Konferenca e Pezës (shih), që u mblodh më 16 shtator 1942, krijoi Frontin . Nacionalçlirimtar dhe pranoi platformën e Luftës ANÇ të përpunuar nga Partia Komuniste. FNÇ ishte fronti unik i të gjithë popullit kundër pushtuesve fashistë, forma më e mirë dhe më e frytshme që gjeti Partia, në përshtatje me rrethanat e vendit e të kohës, për të bashkuar e mobilizuar në luftë të gjithë atdhetarët e vërtetë, pa dallim klase, bindjeje politike, feje e krahine, të gjithë ata që ishin të gatshëm të luftonin për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore. Fronti përfshinte në gjirin e vet shumicën dërrmuese të popullsisë, klasën punëtore, fshatarësinë e varfër dhe të mesme, borgjezinë e vogël e të mesme të qytetit, intelektualët patriotë dhe të gjithë elementët e tjerë antifashistë. Rolin udhëheqës në Front e luante klasa punëtore, kurse në themel të tij qëndronte aleanca e saj me fshatarësinë punonjëse. Jashtë Frontit dhe kundër tij u grumbulluan klasat e vjetra shfrytëzuese, çifligarët, borgjezia e madhe, fshatarët e pasur, bajraktarët etj., të cilët u lidhën me pushtuesin fashist për të luftuar Frontin dhe Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe Partinë Komuniste që i udhëhiqte ato.

Programi i FANÇ që u miratua në Konferencën e Pezës, ishte programi minimum i Partisë. Dëtyra kryesore e tij ishte lufta e paprerë e pa kompromis kundër pushtuesve fashistë dhe tradhrarëve për çlirimin e vendit, për fitoren e lirisë e të pavarësisë kombëtare, vendosja e një rendi demokratik e popullor, kryerja e shndërrimeve shoqërore dhe ekonomike me karakter antiimperialist dhe demokratik, në interes të popullit. Të gjitha këto objektiva u arritën me Çlirimin e vendit dhe vendosjen e pushtetit popullor.

Pas Çlirimit, në përputhje me kushtet e reja historike, Kongresi i Parë i FANÇ, që u mbajt më 15 gusht 1945, përcaktoi detyrat e Frontit Demokratik, siç u quajt tani, në luftën për ruajtjen e lirisë e të pavarësisë kombëtare, për rindërtimin e vendit, për zhvillimin ekonomiko-shoqëror e kulturor të tij në rrugën e socializmit.

I armatosur me një përvojë të pasur dhe duke vazhduar traditat e tij të Luftës ANÇ, F D ka dhënë dhe vazhdon të japë një ndihmesë të rëndësishme në bashkimin e çeliktë të popullit rreth Partisë me shokun Enver Hoxha në krye, në edukimin e punonjësve të qytetit e të fshatit me frymën e atdhedashurisë, të vigjilencës e të gatishmërisë, për kryerjen e detyrave të ndërtimit të socializmit e të mbrojtjes së Atdheut. F D SH zhvillon një veprimtari të madhe, sidomos për mobilizimin e masave për probleme të mëdha politike, ideologjike, ekonomike dhe për mbrojtjen që shtrojnë orientimet e direktivat e KQ të PPSH. Ai propozon kandidatët për deputetë dhe organizon e udhëheq fushatën e zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor.

F D SH është ndërtuar mbi bazën e eentralizmit demokratik dhe funksionon sipas parimeve e normave të caktuara në statutin e organizatës Organi më i lartë i F D SH është kongresi. Miqë është miratuar në Kongresin IV të saj (1967). dis kongreseve tërë jetën e veprimtarinë e FD e udhëheq Këshilli i Përgjithshëm i FD, i cili zgjedh kryesinë e tij. Ndërtimi organizativ i FD bëhet sipas parimit të vendbanimit. Në qytete organizatat e F D ngrihen në bazë blloku në lagje dhe veprimtarinë e organizatës e drejton kryesia e bllokut, kurse në çdo lagje veprimtarinë e organizatave të blloqeve e drejton kryesia e lagjes. Në fshatra ato ngrihen në bazë fshati dhe drejtohen nga kryesia e fshatit, ndërsa në fshatrat e bashkuara veprimtarinë e organizatës së FD e drejton kryesia e fshatit të bashkuar. Organi më i lartë i F D në rreth është konferenca e rrethit, midis dy konferencave udhëheq veprimtarinë këshiili i rrethit dhe kryesia që zgjidhet prej tij.

Në Frontin Demokratik mishërohet bashkimi i çeliktë i popullit rreth Partisë. Baza ekonomike e këtij bashkimi ësktë sistemi socialist i ekonomisë; baza e tij politike është rendi i diktaturës së proletariatit; bazën shoqërore e përbën klasa punëtore, e cila është klasa udhëheqëse në të, fshatarësia kooperativiste dhe inteligjenca popullore, kurse baza ideologjike është marksizëm-leninizmi që udhëheq e frymëzon gjithë jetën e vendit. Në themel të këtij bashkimi qëndron aleanca e klasës punëtore me fshatarësinë, nën udhëheqjen e klasës punëtore. PPSH dhe shoku Enver Hoxha kanë luftuar me vazhdimësi për forcimin e F D dhe të unitetit të popullit në FD rreth Partisë që përbën një garanci të madhe për ndërtimin e plotë të socializmit dhe mbrojtjen e lirisë e pavarësisë së vendit.

(XH.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fronti Demokratik I Shqipërisë


[cite]