FSHATARËSIA


FSHATARËSIA
✤ Klasë shoqërore që formohet me shthurjen e rendit të bashkësisë primitive dhe me formimin e ekonomisë shtëpiake familjare. Deri në fitoren e socializmit përbëhet kryesisht nga prodhues të vegjël bujqësorë që punojnë në ekonomitë e tyre të vogla dhe që shfrytëzohen nga çifligarët, kulakët, tregtarët etj.

Në shoqërinë ilire, me zhvillimin e marrëdhënieve skllavopronare, një pjesë e fshatarëve u përfshinë në ekonomitë e mëdha latifondiste si skllevër, kurse pjesa më e madhe, sidomos e zonave malore mbeti pjesëtare e bashkësive fshatare të lira. Me diferencimin ekonomiko-shoqëror, gjatë shekujve të mesjetës së hershme (shek.VIII-XI) në tokat shqiptare bashkësitë fshatare të bazuara mbi pronën e përbashkët u shthurën dhe lindën dy klasat kryesore antagoniste të shoqërisë feudale: klasa fshatare e shtypur dhe e shfrytëzuar dhe klasa feudale. Ky diferencim klasor u thellua më tepër në periudhën e lulëzimit të marrëdhënieve feudale dhe të ekzistencës së formacioneve politiko-shtetërore shqiptare në shekujt XII-XV. Gjatë sundimit osman vazhdoi shtypja e shfrytëzimi i rëndë i fshatarësisë nga klasa feudale osmane dhe vendëse, në saje të aparatit të fuqishëm ushtarak që ato kishin në dorë. Krahas fshatarësisë bujkrobe ekzistonin edhe fshatarësia e lirë, kryesisht në trevat malore autonome ku marrëdhëniet feudale ishin zhvilluar më dobët.

Regjimi feudal ushtarak osman e ktheu shumicën e fshatarësisë në raja (shih), të lidhur pas tokës dhe personit të feudalit spahi, kurse fshatarësia e lirë e malësive, me disa ndryshime, vazhdoi të ruante pak a shumë pozitën e mëparshme në kuadrin e krahinave të vetëqeverisura. Me shthurjen e regjimit të timarit pas shek.XVI u krijua shtresa e re e fshatarëve çifçinj (shih), të detyruar të punonin tokën e çifligarëve. Në shek.XIX, me heqjen e sistemit feudal ushtsirak, fshatarët e timarit u kthyen në fshatarë të lirë, u njohën ligjërisht pronarë të tokës së tyre, kurse çifçinjtë në qiramarrës të tokës së çifligarit. Për të dy kategoritë shfrytëzimi vazhdoi egërsisht si edhe më parë. Nën veprimin gjithnjë më të ndjeshëm të ligjeve të tregut u rëndua varfërimi i fshatarëve dhe u thellua difereneimi në radhët e tyre. Një pjesë u kthyen në punëtorë të përhershëm bujqësorë, kurse një pjesë e vogël (sidomos në Shqipërinë e J) morën rrugën e kurhetit. Gjatë periudhës së Pavarësisë e sidomos gjatë regjimit të A.Zogut, varfërimi i masave fshatare mori përpjesëtime edhe më të mëdha. Gjer para reformës agrare (shih) në fshatin shqiptar më tepër se 3/4 e popullsisë agrare vuanin nga mungesa e tokës.

Fshatarësia gjatë shekujve ka qenë faktori vendimtar i ruajtjes së individualitetit komhëtar (gjuhës, zakoneve, kulturës materiale e shpirtërore) dhe forca kryesore lëvizëse luftarake në qëndresën kundër shfrytëzuesve vendas e sundimtarëve të huaj bizantinë, sllavë, venedikas, osmanë. Në periudhën e Pavarësisë fshatarësia e vazhdoi luftën kundër shfrytëzuesve çifligarë e kapitalistë dhe regjimit antipopullor të A.Zogut.

Me pushtimin fashist të vendit dhe me fillimin e Lëvizjes ANÇ fshatarësia punonjëse u bashkua me Frontin NÇ të udhëhequr nga PKSH, programi i së cilës përfaqësonte edhe interesat e thella kombëtare e shoqërore të fshatarësisë. Fshatarësia u hë burimi dhe forca kryesore e armatosur e Luftës ANÇ, mbështetja më e shëndoshë e klasës punëtore dhe e PKSH. Fshatarësia e pasur, paria fshatare, nuk e pranoi programin dhe udhëheqjen e PKSH. Ajo në përgjithësi u lidh me organizatat tradhtare të borgjezisë e të çifligarëve, me Ballin Kombëtar e Legalitatin (shih) dhe u bë mbështetje e tyre në fshat, duke shpresuar se do të ruante privilegjet e saj pas luftës.

Partia bëri një luftë të ashpër kundër pikëpamjeve sektare dhe trockiste që shprehnin mosbesim ndaj fshatarësisë. Elementët më të mirë të fshatarësisë hynë në radhët e PKSH, u zgjodhën në këshillat naeionalçlirimtarë, u ngarkuan me drejtimin e reparteve të Ushtrisë NÇ. Fshati u bë baza kryesore për furnizimin e partizanëve me ushqim e veshmbathje. Pjesëmarrja dhe roli aktiv i fshatarësisë gjatë Luftës ANÇ, nën udhëheqjen e PKSH, përbën një ndër faktorët kryesorë të fitores së kësaj lufte.

Pas Çlirimit të vendit dhe fitores së revolucionit popullor, me zbatimin e reformës agrare u likuidua prona çifligare private e shtetërore dhe u kufizua ajo e fshatarësisë së pasur, fshatarësisë së varfër iu shpërndanë 288.400 ha tokë. Gjatë procesit të ndërtimit të shoqërisë socialiste, u krye shndërrimi socialist i fshatit, u bë kolektivizimi i bujqësisë (shih), i cili përfundoi përgjithësisht në vitin 1960 dhe plotësisht në vitin 1967.

Kalimi i fshatarësisë punonjëse të vendit tonë nga prodhimi i vogël individual në prodhimin e madh socialist të kooperuar, të mbështetur në pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe në punën kolektive, krijoi të gjitha kushtet për shndërrimin rrënjësor të fizionomisë ekonomike e shoqërore të fshatit tonë. Mbi këtë bazë lindi e u zhvillua fshatarësia kooperativiste si një klasë e re e çliruar nga shtypja e shfrytëzimi, e eila në aleancë me klasën punëtore dhe nën udhëheqjen e PPSH lufton për ndërtimin e plotë të shoqërisë soeialiste, lindi dhe fshati socialist ku janë sunduese ideologjia marksiste-leniniste, mënyra soeialiste e jetesës, normat e moralit komunist, që konsolidohen përditë e më shumë në luftë me mbeturinat e ideologjisë borgjeze e mikroborgjeze, me paragjykimet fetare e zakonet prapanike. Në kushtet e sotme të ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste, po zhvillohet në gjerësi e thellësi procesi i ngushtimit të dallimeve midis qytetit e fshatit (shih).

(S.Po.—M.De.—D.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fshatarësia


[cite]