FUQIA PUNËTORE


FUQIA PUNËTORE
✤ Nocion ekonomiko-shoqëror që shpreh aftësinë e njeriut për punë, tërësinë e fuqive fizike e mendore, të shprehive dhe të përvojës që ka njeriu, në sajë të të cilave ai është në gjendje të prodhojë të mirat materiale.

F.P. është veti e natyrshme e organizmit të njeriut. Në kapitalizëm ajo shndërrohet në mall, shitet e blihet dhe përdoret si burim për krijimin e mbivlerës. Procesi i shndërrimit të fuqisë punëtore në mall është një proces historik. Në shoqërinë socialiste, për shkak të ekzistencës së marrëdhënieve socialiste në prodhim, fuqia punëtore pushon së qeni mall.

(Th.Ka.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fuqia Punëtore


[cite]