FUSHË-KRUJA


FUSHË-KRUJA
✤ Qytet në rrethin e Krujës në lindje të fushës Lezhë-Tiranë. Është qytet i ri, i shpallur më 1970. Popullsia 4487 banorë. Në varësi të tij administrative janë edhe fshatrat: Aramerasi, Fushë-Kruja, Hasani, Larushku, Luzi, Zgërdheshi. F.K. përmendet si fshat qysh në shek.XVI. me emrin Ura e Zezë, prej lumit të Zezës që kalon përmes. Dëshmohet shkrimi i shqipes që më 1805 me alfabetin arab. Banorët kanë bërë qëndresë kundër pushtuesve të huaj. Më 1910 këtu u bë një betejë prej disa ditësh kundër pushtuesve turq, më vonë kanë luftuar kundër pushtuesve serbë (1914-1915). Këtu u strehua dhe vdiq (1927) Heroina e Popullit Shote Galica, Për nder të saj është ngritur një varr-lapidar. Gjatë Luftës ANÇ janë kryer disa aksione. Pas Çlirimit F.K. u kthye në qytet bujqësor-industrial. Kolektivizimi i bujqësisë filloi më 1953 dhe përfundoi më 1967, u kthye më 1969 në koop. të bashkuar «Partizani» dhe nga 1972 është KTL. Në afërsi të qytetitndod’net Instituti iForagjereve dhe i Kullotave. Ind. përfaqësohet nga fabrika e çimentos, e zhveshjes së orizit, e çembrionizimit të misrit, fabrika e tharjes së prodhimeve bujqësore. F.K. ka shkollë të mesme, shtëpi kulture, bibliotekë, muze, shtëpi lindjeje, rrjet të shërbimeve tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fushë-Kruja


[cite]