FUSHË-RULQIZA


FUSHË-RULQIZA
✤ Fshat në rrethin e Dibrës (JP), në pjesën e sipërme të përroit Zalli i Bulqizës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat Dushaj, Dragua, Koçaj e Vajkal, popullsia gjithsej 5753 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë. Këtu Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka zhvilluar kundër pushtuesve osmanë betejën e njohur të Torviollit dhe të Vajkalit. Këshilli NÇ u ngrit më 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. F.B. është qendër e koop. së bashkuar, formuar më 1960. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave, rritjen e bagëtive të imëta. F.B. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, njësi të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fushë-Rulqiza


[cite]