FUSTANELLA


FUSTANELLA
✤ (Fustani). Veshje kombëtare burrash, e mbajtur nga gjithë shqiptarët në Jug, në Veri dhe në Kosovë. Është përdorur deri në fillirn të shek.XX, pastaj u zëvendësua me tipa të tjerë veshjesh popullore.

F. kishte trajtën e një fundi të gjerë, me shumë kinda në formë trapezi, të qepura së bashku e të mbledhura me rrudha të dendura tek beli. Bëhej prej pëlhure shtëpiake të bardhë, prej pambuku e liri, por edhe prej humaie të fabrikuar. Kostumi me F. përbëhej nga këmisha, F., tirqit kofsharë ose kalcet, brezi, jeleku e xhamadani. Kaçakët dhe luftëtarët e lirisë kanë mbajtur edhe F. të murme dhe të zeza, që ishin disi më të shkurtra. F. dokumentohet që në lashtësi me disa gjetje arkeologjike të shek.XV-III p.e.r.

(A.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fustanella


[cite]