FUZARIOZA


FUZARIOZA
✤ (Fusarium, Link.). Sëmundje e bimëve që shkaktohet nga disa kërpudha të gjinisë Fusarium, të cilat kalbin të mbjellat dhe thajnë organet vegjetative të kulturave bujqësore e drurëve. Shfaqet në trajtë myku të bardhë ose të trëndafiltë. Shenjat janë të shumëllojta, mund të ndodhë tharja e kallirit të grurit, të misrit, kalbja e farave të sapombira. Sipas bimës që prek dallohen lloje të ndryshme të F., si p.sh. F. e kallirit të misrit (F. moniliforme), e patates (F. oxysporum), e linit (F. lini), e lakrës (F. conglutinans). Për luftimin e F. përdoren fungicide me bazë organike si zinebi, manebi, mangozebi, enoviti, frumidori etj.

(A.Pa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Fuzarioza


[cite]