GËSHTENJA
✤ (Castanea sativa Mill.). Dru frutor i familjes ahore (Fagaceae) që në Shqipëri paraqitet vetëm me këtë specie. G. është dru gjetherënës deri 30 m i larlë, ihe trung të’ drejtë me diametër deri 4 m, me , lëvorc të murrhe : o lë çarë për së. gjati, me gjethe në forihë heshte . të zgja-y. tura deri 12-20 cm e me majë, anës me dhëmbc si të” sharrës, . me lulc njëseksuale, mashkulloret të drejtuara përpjetë të vendosura në gathë cijindrikë, ato femcrore vendosen në i’uhd.. të .gathit. ‘Rhlëzoh në qershor, bën frut aken të mbështjellë me një zhguall me gjemba që ndahet në 4 pjesë, ku janë vendosur 2-3 G. që piqen në shtator-tetor. G. rritet në Indi, Kinë, Japoni si dhe në zonat rreth Mesdheut. Në Shqipëri rritet kudo me pakieë, ndërsa formon pyje në Tropojë, Kukës, Peshkopi, Pukë, Mat, Pogradec, Delvinë etj. G. pëlqen klimën e ngrohtë të zonave të larta deri 800 m. Pëlqen toka të freskëta, të shkrifta, pjellore. Shumëzohet me farë ose me fidanë të shartuar. Druja e G. ka blanë të ngushtë të bardhë në ngjyrë hiri dhe nyja të murme të shndritshme me rremba, është e rëndë, e punueshme lehtë dhe e përkulshme. Përdoret për përgatitjen e orendive, e veglave bujqësore, në ndërtim etj. Prej saj nxirret tanin. Kokrat e G. kanë vlera ushqimore, përmbajnë rreth 40% karbohidrate, përdoren për t’u ngrënë të ziera ose të pjekura, si dhe në ind. ushqimore, për përgatitjen e kremës dhe të ëmbëlsirave. Gjethet janë me vlerë për bagëtinë.
(Ll.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gështenja
[cite]