GASHI ALIMEI


GASHI ALIMEI
✤ (1888-1977). Gjeograf dhe studiues në fushën e historisë së Shqipërisë. Mësues I merituar. Lindi në Prishtinë (Kosovë) në një familje të varfër qytetare me tradita patriotike. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse mësimet e larta në Shkup dhe Stamboll. Më 1910-1912 ishte mësues i gjeografisë në gjimnazin e Prishtinës, më pas mësues dhe drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit. Mori pjesë në kryengritjet për pavarësi, në lëvizjen demokratike dhe në Revolucionin e Qershorit 1924. Delegat në tri Kongreset arsimore (1920, 1922, 1924), në Kongresin e v. 1824_ u zgjodh kryetar i tij. Përkrahu dhe ndihmoi aktivisht Lëvizjen NÇ. Pas Çlirimit e vazhdoi me energji të reja punën pedagogjike. Më 1933 bo~ toi tekstin Gjeografia e Shqipnis për shkollat e mesme, i pari tekst mësimor i plotë e ma nivel shkencor për gjeografinë e Shqipërisë (ribotuar më 1937 nën titullin «Shqipnia»). Ka përpiluar e botuar disa harta gjeografike dhe historike, ndër to Hartën e Shqipërisë në shkallën ‘1:200 000 (1940), Shqipëria në vitet 18781881, Lëvizja kombëtare shqiptare 1908-1912 etj,

(Me.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gashi Alimei


[cite]