Pa mjaftueshmëria
A. Pamjaftueshmëria akute e veshkave 1. Pamjaftueshmëri akute e veshkave = rritje e shpejtë e BUN dhe e kreatininës, me ose pa oliguri. 2. Shkaqet: a. Pamjaftueshmëria prerenale e veshkave është pasojë e mosfurnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku. b. Pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë të veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula. c. Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia). 3. Shenjat dhe simptomat: hiperkalemi, acidozë metabolike, oliguri. 4. Diagnoza: a. Eozinofiluria tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizëm atherosklerotik. b. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit. c. Për karakteristikat laboratorike shih tabelën 1.
5. Trajtimi i pamjaftueshmërisë akute: B. Pamjaftueshmëria kronike e veshkave |