Pa mjaftueshmëria

A. Pamjaftueshmëria akute e veshkave
1. Pamjaftueshmëri akute e veshkave = rritje e shpejtë e BUN dhe e kreatininës, me ose pa oliguri.
2. Shkaqet:
a. Pamjaftueshmëria prerenale e veshkave është pasojë e mosfurnizimit me gjak të veshkave; shkaktohet nga hipovolemia, sepsisi, pamjaftueshmëria e zemrës, cirroza, stenoza e dyanshme e arterieve renale, shoku.
b. Pamjaftueshmëria renale (brendarenale) e veshkave është pasojë e patologjisë të veshkave: shkaktohet nga procese si nekroza tubulare akute, ishemia e zgjatur (dmth pamjaftueshmria prerenale mund të kthehet në pamjaftueshmëri renale), glomerulonefritet, sëmundjet tubulare/intersticiale, precipitimi i kristaleve në tubula.
c. Pamjaftueshmëria postrenale e veshkave është pasojë e bllokimit të rrugëve urinare; shkaktohet nga prostata e zmadhuar, gurët, cikatricet/strikturat, gjaku i mpiksur, kirurgjia (sidomos histerektomia).
3. Shenjat dhe simptomat: hiperkalemi, acidozë metabolike, oliguri.
4. Diagnoza:
a. Eozinofiluria tregon nefrit alergjik (tubulointersticial) ose embolizëm atherosklerotik.
b. Prania e segmenteve eritrocitike tregon glomerulonefrit.
c. Për karakteristikat laboratorike shih tabelën 1.

Tabela 1. Pamjaftueshmëria akute e veshkave.

Pamjaftueshmëria prerenale Pamjaftueshmëria brendarenale Pamjaftueshmëria postrenale
Osmolaliteti urinar mbi 500 nën 350 nën 350
Natriumi në urinë nën 20 mbi 20 mbi 40
FENa nën 1% mbi 2% mbi 4%
Raporti BUN/Cr mbi 20 nën 15 mbi 15

5. Trajtimi i pamjaftueshmërisë akute:
a. Lëngje intravenoze ose diuretikë sipas nevojës, për të mbajtur normal prodhimin e urinës dhe vëllimin e gjakut.
b. Analiza dhe korrigjin të anomalive të elektrolitëve.
c. Dializë në qoftë se ka: (i) hipervolemi që nuk korrigjohet dot me diuretikë; (ii) anomali elektrolitike që rrezikojnë jetën; (iii) acidozë metabolike që s’korrigjohet dot ndryshe; (iv) uremi; (v) dhe nqs pacienti ka pirë helm që mund të eliminohet me dializë.

B. Pamjaftueshmëria kronike e veshkave
1. Shenjat dhe simptomat:
a. Sistemi tretës: anoreksi, pështjellim, të vjella.
b. Sistemi nervor: demencie, konvulsione, koma.
c. Gjaku: hemoragji si pasojë e keqfunksionimit të trombociteve.
d. Perikardit fibrinoz.
e. Perikardit fibrinoz.
2. Karakteristikat laboratorike
a. Azotemi dhe kreatininemi, ulje e GFR.
b. Acidozë metabolike: normalisht trupi i njeriut prodhon rreth 20mEq mbetje acide në ditë të cilat jashtëqiten nga veshkat; pamjaftueshmëria e veshkave shpie në acidozë.
c. Hiperkalemi.
d. Çrregullime të volumit intravaskular që janë pasojë e humbjes të aftësisë të veshkave për të rregulluar përqëndrimin e urinës.
e. Hipokalcemi: vitamina D oksidohet në pozicionin 1 në veshka. Hipokalcemia shkakton hipersekretim të hormonit paratiroid dhe osteit fibroz cistik.
f. Anemia është pasojë e mosprodhimit të eritropoetinës.
g. Hipertension.
3. Radiologjia
a. Në pamjaftueshmëri kronike veshkat pësojnë atrofi e zvogëlohen.
b. Në egzaminim me rreze X shihet osteopeni.
4. Trajtimi
a. Kufizim i kripës, kufizim i lëngjeve.
b. Diuretikë për trajtimin e hipervolemisë.
c. Dializë.

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]