Glomerulopatitë sistemike

A. Diabeti i sheqerit
1. Në Shtetet e Bashkuara, diabeti është shkaktari numër 1 i pamjaftueshmërisë të veshkave.
2. Mikroalbuminuria është shenja e parë e prekjes të veshkave nga diabeti.
3. Në biopsi të veshkave shihen nodulat Kimmelstiel-Wilson.
4. Trajtimi:
a. Inhibitorët e enzimës ACE e ngadalësojnë përparimin drejt pamjaftueshmërisë të veshkave.
b. Përparimi drejt pamjaftueshmërisë gjithashtu ngadalësohet nga kontrolli i mirë i nivelit të glukozës dhe i presionit të gjakut.
c. Kur sëmundja është e përparuar i vetmi trajtim është transplanti.

B. HIV (virusi i SIDA-s)
1. Nefropatia zakonisht shihet në ata pacientë që e marrin virusin HIV prej shiringave.
2. Zakonisht paraqitet si glomerulonefrit fokal segmental.
3. Trajtimi i viremisë ndihmon në ruajtjen e veshkave.

C. Amiloidoza e veshkave
1. Diagnoza vensoset me biopsi; në biopsi shihet birefringjencë, ngjyrim i gjelbër pas përdorimit të ngjyrosësit ‘Congo red’ (Kongo e kuqe).
2. Trajtimi = transplant. Sëmundja shpesh rikthehet pas transplantit.

D. Lupusi eritematoz i diseminuar
1. Lupusi shkakton ndryshime të shumëllojshme në veshka. Pamja e veshkave të prekura nga lupusi mund të ngjasojë me pamjen çdo lloj glomerulonefriti.
2. Histologjikisht, pamjet e veshkave të prekura nga lupusi klasifikohen si më poshtë:
a. Tipi I: Në mikroskop (mikroskop i zakonshëm me dritë) nuk shihen ndryshime morfologjike.
b. Tipi II: Glomerulonefrit focal segmental me depozita mezangiale. Zakonisht nuk ka nevojë për trajtim të sëmundjes të veshkave.
c. Tipi III: Sëmundja është fokale proliferative. Prekja e tillë e veshkave kërkon trajtim me kortikosteroidë, me ose pa ciklofosfamid.
d. Tipi IV: Sëmundja është proliferative difuze. Kjo është forma më e rëndë e nefritit të lupusit, dhe klinikisht paraqitet si sindrom nefritik dhe nefrotik. Trajtimi: kortikosteroidë + ciklofosfamid.
e. Tipi V: Sëmundja membranoze, e padallueshme nga glomerulonefriti membranoz me shkaqe të tjera. Trajtimi: kortikosteroidë nëse ka nevojë.

 

Mjekësi e përgjithshme

[cite]