GIZA
✤ Lidhje metalike e hekurit, që përmban më shumë se 2% karbon (zakonisht 2-4,5%), si dhe silic (deri 4,5%), mangan (deri 3%), squfur (më pak se 0,9%). G. e prodhuar nga xeherorët e hekur-nikelit të vendit përmban edhe krom e nikel. G. është produkti i parë i shkrirjes së xeherorëve të hekurit në furmaltë (shih) ose në furra elektrike. Pjesa më e madhe e saj përdoret si gjysmëprodukt për t’u shndërruar në çslik (shih). Një pjesë shkon për prodhim detalesh të makinerive ose gjysmëproduktesh të derdhura në shkritoret (shih), ndërsa një pjesë për lidhje të hekurit e G. speciale.

G. nuk farkëtohet e petëzohet, por është më e përshtatshmj a ndër lidhjet e hekurit me karbonin për derdhjen e detaleve të makinave, meqenëse tkurret pak, rrjedh mirë dhe shkrin në temperaturë relativisht të ulët. Detalet e prodhuara nga G. janë të thyeshme, por kanë fortësi të madhe dhe qëndrueshmëri ndaj fërkimit. Në vend G. është riderdhur nga G. e importuar si gjysmëprodukt, në ndonjë shkritore të vogël që para’ Çlirimit. Pas Çlirimit është riderdhur në mjaft shkritore të uzinave e ofiçinave të ndryshme të industrisë mekanike. Shkrirja e G. nga xeherorët filloi më 1976 në Kombinatin metalurgjik «Çeliku i Partisë».

(Ar.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Giza


[cite]