GJELI I DETIT
✤ (Meleagris gallopava domesticus). Shpend i familjes së fazanëve (Phasianidae), më i madhi nga të gjithë llojet e tjera të shpendëve shtëpiakë, me peshë deri 19 kg, me ngjyra ,të ndryshme. Gj. i D. e ka prejardhjen nga Gj. i egër amerikan dhe meksikan, i ardhur në Evropë në shek.XVI. Gj. i D. ka mish të bardhë mevlera ushqimore dhe të shijshëm. Në Shqipëri ka tradita në rritjen e Gj. të D. për mish. Sot është veprimtari me peshë në shumë ekonomi bujqësore. Mbizotëron raca e aklimatizuar herët në vend, me pendë shumëngjyrëshe. Është e përhapur dhe raca Zadrima, me peshën e gjelave deri 16 kg dhe te pulat deri 9 kg, racë aë është përdorur për kryqëzimin e pulës së detit të vendit duke rritur ,peshën„ hershmërinë etj. Është e përmendur për rritjen e Gj. të D. koop. bujqësore e Dajçit në rrethin e Lezhës. Për të marrë prodhimtari të lartë mishi, sot po krijohen hibride krahas racave të pastra. Për këtë janë ngritur komplekse industriale në Kavajë, Beratetj,
(Q.N.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjeli I Detit
[cite]