GJEOGRAFIA
✤ Sistem shkencash natyrore e shoqërore, që studiojnë Tokën si mjedis naiyror dhe të lidhur me veprimtarinë jetësore, prodhuese e politike-shoqërore të njeriut. Përbëhet nga dy degë të mëdha: Gj. fizike që studion strukturën e sotme të mjedisit natyror dhe Gj. ekonomike, që studion shpëmdarjen territoriale të forcave prodhuese.
Njoftimet e para gjeografike mbi truallin e Shqipërisë ndeshen në veprat e autorëve antikë, ndër të cilat me interes janë veprat e Strabcnit. Ptolemeut etj. Pas periudhës antike njoftimet janë shumë të pakta. Për periudhën e mesjetës së vonshme (shek XV-XVII) të dhënapër Gj. e shqipërisë ka në veprat e Marin Barletit (shih). Vetëm në shek. XVII-XIX, kur përmes Shqipërisë kaluan një radhë • udhëtarësh, këto njoftime u shtuan.
Hapa përpara për njohjen e Gj. së trojeve shqiptare dhe zhvillimin e Gj. si shkencë në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX u bënë në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Rëndësi të madhe pati vepra e S. Frashërit «Shqipëria ç’është, ç’ka qenë e ç’do të bëhet» (1899), ku për herë të parë jepej një paraqitje pak a shumë e plotë e veçorive gjeografike të Shqipërisë (në aspektin fizik, elconomik e demografik), vlerësoheshin pasuritë natyrore të saj (në kufijtë e katër vilajeteve shqiptare) dhe tregoheshin rrugët e zhvillimit të Shqipërisë. Fjalori enciklopedik i S. Frashërit «Kamus ul-alam» ka një numër të madh zërash kushtuar Gj.. së Shqipërisë, sidomos krahinave, qyteteve, fshatrave etj. Në një radhë veprash, sidomos tekstesh shkollore gjeografike shtjellohen pikëpamje për prejardhjen e gjithësisë e të trupave qiellorë, përfshirë edhe Tokën, nga pozita materialiste.
Pas Rilindjes, madje edhe pas shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar dhe gjatë regjimit antipopullor të A. Zogut, me studimin gjeografik të Shqipërisë u morën kryesisht studiues të huaj si R. Almaxhia, A. Baldaçi, H. Lui, Zh. Burkari, F.Nopça (shih) etj. Nga studiuesit vendas përmenden A. Gashi (shih) etj.
Pas Çlirimit me zhviilimin e përgjithshëm arsimor e shkencor u krijuan kushtet edhe për zhvillimin e shkencës gjeografike shqiptare. Më 1946 pranë Institutit të Eartë Pedagogjik në Tiranë u hap dega e Historisë dhe e Gjeografisë. Instituti i Shkencave (1947), krahas të tjerave, kishte për detyrë të studionte edhe Gj e Shqipërisë (Seksioni i Shkencave Natyrore). Më 1951 pranë Institutit të Lartë Pedagogjik u hap Fakulteti i Historisë dhe i Gjeografisë, më 1959 në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë u ngrit Katedra e Gj. Pranë katedrës më 1972 u krijua një bërthamë shkencore, që merrej kryesisht me studimin e Gj. së Shqipërisë. Më 1978 pranë Institutit Hidrometeorologjik (shih) të Akademisë së Shkencave u krijua sektori i Gj., detyrë kryesore e të cilit është studimi sistematik i Gj. fizike të Shqipërisë. Më 1982 pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë u krijua dega e veçantë e Gj.
Drejtimet kryesore të studimeve gjeografike kanë qenë studimet në fushën e gjeomorfologjisë së Shqipërisë, në atë të Gj. krahinore, të demografisë, etj. Më 1971 nga një grup autorësh u botua teksti Gjeograjia fizike e Shqipërisë, një sintezë e arritjeve të shënuara deri në atë kohë nga Gj. dhe shkencat e afërta me të. Në fushën e gjeomorfologjisë së Shqipërisë vitet e fundit janë bërë një radhë studimesh mbi gjeomorfologjinë e Alpeve Shqiptare, të pellgjeve JL, të malësisë së Kurveleshit, Mallakastrës, zonës midis Vjosës dhe Osum-Devollit etj. Në fushën e Gj. së popullsisë janë studiuar lëvizjet natyrore e mekanike të popullsisë, struktura e popullsisë, proceset demografike në qytet e në fshat, roli i transformimeve ekonomiko-shoqërore në proceset demografike, shndërrimet në nivelin dhe strukturën arsimore të popullit në aspektin demografik etj. Duke filuar nga v. 1985 botohet përmbledhësi Studime gjëografike (shih) me artikuj shkencorë mbi Gj. fizike, gjeomorfologjinë, Gj. ekonomike dhe Gj. e popullsisë së Shqipërisë. Ndër studiuesit e sotëm që janë marrë me Gj. e Shqipërisë përmenden Aqif Selfo, Mevlan Kabo etj.
(Me.K.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gjeografia