GJIPSI
✤ (CaSO^ . 2H20). Mineral mjaft i përhapur, sulfat kalciumi me ujë që përmban CaO 32.5%, SOs 46.6%, HiO 29.9%. Formon kristale në trajtë prizmatike, tabletore e shtyllore. Mjaft të përhapura janë agregatet e imëta kokërrizore me pamje sheqerore (alabastri) dhe agregatet fijezore me shkëlqim mëndafshor (seleniti). Gj. është i bardhë, i hirtë, më rrallë i verdhë dhe i trëndafiltë. Ka fortësi të vogël 2. Përdoret në shumë degë të teknikës dhe të ekonomisë. Mbas pjekjes në temp. 130-180°C dhe bluarjes së imët përgatitet allçia (shih) dhe çimentoja gjipsore. Gj. natyror i papjekur, i bluar imët, përdoret për veshjen e fasadave, për detaje arkitektonike, si shtesë në çimenton portland, si mbushës në prodhimin e letrës, për gjipsimin e tokave bujqësore etj. Përdoret edhe në industrinë kimike, për prodhimin e acidit sulfurik. Vendburimet e Gj. në Shqipëri lidhen me evaporitet dhe shoqërohen me anhidrit dhe halit (kripë guri). Rezerva të mëdha Gj. ka sidomos në Zonën e Korabit, ku kanë moshë permiane, janë të ndërthurura me anhidrit dhe kanë trashësi deri 1200 m, si dhe në Dumre. Në Ultësirën Pranadriatike janë gjetur e shfrytëzohen për prodhimin e çimentos një sërë vendburimesh Gj. me moshë miocenike si në Vlorë, Kavajë etj. (B.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjipsi


[cite]