GJUETIA
✤ Vrasja dhe kapja e kafshëve ose e Shpendëve të egra që jetojnë të lira. Në RPSSH ushtrohet sipas dispozitave të dekretit të Presidiumit të Kuvendit Popullor «Mbi ekonominë e gjuatisë» dhe kërkesave të «Rregullores së gjuetisë». Me Gj. mund të merret çdo shtetas që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe është i pajisur me leje. Ushtrohet me armë gjuetie dhe me kurth. Armë gjuetie janë armët e zjarrit pa vjaska (çifte ose teke) dhe pushkët e posaçme të Gj. me vjaska që bëjnë qitje me saktësi.

Territori i RPSSH ku mund të ushtrohet Gj. ndahet në dy kategori: a) rezervate të Gj; b) vende të lira për Gj. Rezervatet e Gj. janë treva të mbrojtura, ku bëhen punime të posaçme për zhvillimin e gjahut të dobishëm. Ato ~ ndahen në rezervate të kategorisë A, ku Gj. lejohet vetëm me autorizim të Ministrisë së Bujqësisë, dhe rezervate të kategorisë B, ku Gj. lejohet me autorizim të ndërmarrjeve pyjore. Në vendet e lira për Gj. ushtrohet Gj. e lirë, duke respektuar dekretet dhe rregulloret në fuqi. Me qëllim që të mos dëmtohet cikli biologjik :i kafshëve të egra, Gj. ushtrohet sipas kalendarit të Gj. Gj. me kurthe kryhet vetëm për kafshët e gëzofit (kunadhja, zardafi, lundra, dhelpra dhe qelbësi).

(A.Pos.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjuetia


[cite]