GJYKATA POPULLORE


GJYKATA POPULLORE
✤ Organ i shtetit socialist që realizon dhënien e drejtësisë duke shqyrtuar e zgjidhur çështjet penale e civile. Ajo ka për detyrë të mbrojë nga çdo cenim rendin shoqëror dhe shtetëror socialist, sistemin socialist të ekonomisë dhe fitoret e tjera të revolucionit popuIlor, të drejtat dhe interesat e ligjshme të shtetasve dhe të organizatave socialiste, të edukojë shtetasit me frymën klasore revolucionare për respektimin dhe zbatimin e përpiktë të ligjeve dhe të rregullave të bashkëjetesës socialiste, për përmbushjen me ndërgjegje të detyrave të tjera ndaj shtetit dhe shoqërisë. Gj.P. në gjykimin e çështjes është e pavarur, vendos vetëm në bazë të ligjit dhe vendimin e jep në emër të popullit. Vendimi i saj mund të prishet ose të ndryshohet vetëm nga gjykata kompetente (neni 103 i Kushtetutës së RPSSH). Në shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjeve civile ose penale ajo vepron në përputhje me ligjin si shprehje e politikës së PPSH dhe e interesave të klasës në fuqi. Shqyrtimi i çështjeve në të gjitha gjykatat në shkallë të parë dhe në shkallë të dytë bëhet në mënyrë kolegjiale, nga një trup gjykues anëtarët e të cilit kanë të drejta të barabarta në zgjidhjeri e çështjes. Gjykimi në shkallë të parë bëhet me pjesëmarrjen e ndihmësgjyqtarëve, ndërsa në shkallë të dytë ndihmësgjyqtarët marrin pjesë në raste të veçanta të parashikuara në ligj. Gj.P. mbështetet në masat punonjëse dhe i nënshtrohet kritikës dhe kontrollit të tyre. Pjesëmarrja e gjerë ahe aktive e masave në fushën e drejtësisë është shprehje konkrete e demokratizmit dhe e karakterit popullor të drejtësisë sonë.

Gjykata dhe gjyqtarët janë të detyruar të japin llogari para zgjedhësve dhe para masës për realizimin e detyrave të tyre. Gjyqtarët dhe ndihmësgjyqtarët e të gjitha hallkave zgjidhen nga populli në mënyrën e caktuar nga ligji. Drejtësia në RPSSTI realizohet në bazë të parimit të barazisë së shtetasve para ligjit. Nuk njihet asnjë kufizim ose privilegj në të drejtat e shtetasve në gjyq për shkak seksi, race, kombësie, arsimi, pozite shoqërore a gjendjeje materiale. I pandehuri gëzon të drejtën e mbrojtjes (neni 102/4 i Kushtetutës). Gjykimi bëhet, si rregull, me dyer të hapura dhe në gjuhën shqipe.

(G.Gj.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gjykata Popullore


[cite]