GOLLOBORDA


GOLLOBORDA
✤ Krahinë gjeografike në skajm J të rrethit të Dibrës, në kufi me rrethin e Librazhdit. Shtrihet gati tërësisht në pellgun ujëmbledhës të përroit të Okshtunit. Kufizohet nga mali i Mirakës (1751 m) dhe i Lunikut (1628 m) në J, mali i Piaduçit (2083 m) dhe maja e Zezë (2259 m) nëL, mali i Kaptinës (1871 m) dhe pjesa L e maiit të Lopës (2020 m) në P, kurse në V hapet në pellgun e Dibrës. Është e ndërtuar kryesisht prej gëlqerorësh të mesozoit (gjysma L) dhe fiishit paleogjenik (giysma P). Relievi është shumë i copëtuar, veçanërisht viset e ndërtuara nga flishi. Ka tiparet e një pllaje me lartësi 1000-1200 m sidomos pjesa gëlqerore, e rrethuar prej malesh të larta, me dukuri të shumta karstike, sidomos me gropa dhe fusha karstike me madhësi të ndryshme. Më kryesoret janë fusha e Klenjës, Fushë Studa, Fusha e Stehlevës, e Letmit, e Kuçovës, e Pervallit etj., që ndahen midis tyre prej malesh. me lartësi 1500-1800 m. Ka klimë malore, me temp. mesatare vjetore 7.5°C, të janarit –1.60C dhe të korrikut 16.4°C. Bimësia është e varfër, sidomos ajo e zonës së dushkut. Në malet rrethuese është e përhapur zona e ahut. Qendrat kryesore të banimit janë: Klenja, Stebleva, Okshtuni, Ostreni, Tërnova, Cereneci, Zabzuni. Ve~ primtaria kryesore ekonomike e zonës janë bujqësia (mbillet gruri, thekra, patatja, fasulja, mollët), blegtoria (rritet delja, dhia, lopa) dhe shfrytëzimi i pyjeve.

(Gj.G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Golloborda


[cite]