GOSA
✤ Qendër e banuar punëtorësh të bujqësisë në rrethin e Durrësit (JL), gjatë rrugës DurrësRrogozhinë. G. filloi të ngrihej si qendër e banuar më 1954, kur në tokat e bonifikuara të fushës së Shkumbinit të poshtëm u krijua NB e Gosës. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës dhe të perimeve, si dhe rritjen e derrit. G. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi të tregtisë dhe të shërbimeve komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gosa
[cite]