GOSTILI
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (L), në rrëzën VP të malit të Gjallicës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë, në shek.XVI del me emrin Goshtiq. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Sot është qendra e NB Kukës. Ka drejtim kryesor prodhimin blegtoral dhe pemëtarinë. G. ka shkollë të mesme bujqësore, klub kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gostili
[cite]