GRAFIKA
✤ Lloj i arteve figurative, i cili e pasqyron realitetin kryesisht me linjën dhe sipërfaqen bardhë e zi, në plane të rrafshëta dhe me ngjyra të kufizuara. Përfshin vizatimin dhe gravurat e teknikave të ndryshme. Gjini të G. mbahen edhe ilustrimi i librit, karikatura, pllakati, etiketat etj.

Të natyrës së G. janë pikturat parahistorike të shpellave në Shqipëri të fundit të mijëvjeçarit III dhe fillimit të mijëvjeçarit II p.e.r.; ornamentet e incizuara e të pikturuara të qeramikës neolitike të rronzit të vonë dhe ilire të hekurit të hershëm; -.izatimet e ornamenteve e të qëndismave të artit dekorativ popullor. Të rralla janë dëshmitë e vizatimeve të miniaturave të kodikëve (shih), si dhe ndonjë vizatim përgatitor që është gjetur i pikturave të murit dhe i ikonave mesjetare.

Vizatimi i mirëfilltë figurativ nis të lëvrohet nga piktorët e Rilindjes. Në shtypin komhëtar u botuan vizatime patriotike, portrete të Skënderbeut në gravurë, si dhe pak karikatura politike. Të karakterit përgatitor janë shumë vizatime të VMios (shih) në periudhën e Pavarësisë e më vonë, por ai bën edhe portrete e peizazhe, që qëndrojnë si vepra vizatimi më vete.

Gjatë periudhës së Luftës ANÇ në shtypin ilegal të Partisë dhe organet e tjera antifashiste u botuan vizatime, gravura e skica të karakterit agjitativ, të thjeshta në formën artistike, me motive revolucionare e frymë luftarake që shënojnë fillimet e G. dhe të artit të realizmit socialist; (A.Kuqali:, frontespici i Nr. 3 të «Kushtrimit të Lirisë» etj.).

Pas Çlirimit G. u zgjerua krahas pikturës e skulpturës. Në mesin e viteve 60 konsolidon tiparet e saj militante, socialiste e kombëtare dhe më tej zhvillohet duke rritur nivelin ideoartistik. Shquhen një radhë autorësh që lëvrojnë G. e kavaletit. Me gjuhë ekspresive, sintetike dhe të përnjëhershme autorët pasqyrojnë jetën, historinë e luftërat e popullit shqiptar për iiri e pavarësi, si dhe temën aktuale, të realitetit tonë socialist, (L.Dhrami: triptiku simbolik «R.ruga jonë», cikli «Rruga e gruas shqiptare» etj.; P.Mele: cikli sMotive migjeniane», seria «Shokët», etj.; A.Faja: cikli «Minatorët» etj.). Zgjidhjet e tyre kompozicionale janë jetësore, trajtimi grafik me kontraste, forma dinamike e me frymë epike shpesh merr karakter monumental.

Zhvillim të gjerë ka ilustrimi i iibrit dhe i shtypit, ku kanë dhënë ndihmesë Safo Marko, Agim Faja etj. Në shtypin e përgjithshëm dhe special botohen shumë karikatura dhe vizatime satirike të qarta në mendim, me vizatim të thjeshtë komunikues. Edhe prodhimi i pllakcitit (shih) është i shumtë me vepra militante e zgjidhje sugjestive.

(Pa.M.—A.Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grafika


[cite]