GRAMOZI
✤ Mal në skajin L të rrethit të Kolonjës me lartësi 2523 m (maja e Çukapeçit). Në VP kufizohet me malin e Moravës, kurse në JL me malin e Kamenikut. Vazhdon edhe jashtë kufirit shtetëror (në Greqi). Është i ndërtuar kryesisht nga flishi paleogjenik e më pak nga flishi i poshtëm e gëlqerorët dhe ka strukturë tektonike të komplikuar. Në lartësitë mbi 1500-1600 m ka forma të shumta të relievit akullnajor (cirqe, lugje akullnajore). Në anën P të G. burojnë disa degë të Osumit. Pjesa V e qendrore është e pasur me kullota alpine, ndërsa pjesa J me pyje ahu e halorësh.
(P.Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Gramozi
[cite]