GRAVIMETRIA


GRAVIMETRIA
✤ Degë e gjeofizikës që studion përhapjen në hapësirë dhe në kohë të fushës së rëndesës së Tokës, duke matur me aparate të posaçme gravimetrike forcën e rëndesës dhe gradientët e saj. Përhapja e fushës së rëndesës në Tokë kushtëzohet nga forma e saj dhe shpërndarja e masave të shkëmbinjve në brendësi.

Po të supozohet teorikisht Toka me formë të rregullt gjeometrike, dhe me dendësinë e shkëmbinjve të shpërndarë në mënyrë homogjene e bashkëqendrore, atëherë forca e rëndesës së saj quhet normale. Vlera normale e forcës së rëndesës në Tiranë është 980, 2836 gal (cm/sek2). Shkëmbinjtë që ndërtojnë Tokën kanë dendësi të ndryshme dhe shpërndarje johomogjene, prandaj vlera e matur e forcës së rëndesës ndryshon nga vlera normale, ky ndryshim quhet anomali e forcës së rëndesës. Në bazë të korigjimeve që bëhen, llogariten anomalitë përkatëse, në gravimetri llogaritet anomalia e forcës së rëndesës në konigjimin Buge. Anomalia Buge pasqyron vetëm ndërtimin e brendshëm të Tokës dhe në radhë të parë ndërtimin gjeologjik të shtresave të sigënne të saj, me të cilat lidhen vendburimet e —ineraleve të dobishme. Prandaj studimi dhe in:trpretimi i anomalive të forcës së rëndesës jep mundësi të njihet ndër.timi gjeologjik dhe të kërkohen vendburimet e mineraleve të dobishme. Studimet gravimetrike në Shqipëri kryhen në disa drejtime. Rilevimet në shkallë 1:50.000 dhe -j ijisa raste 1:10.000 përdoren për kërkimin e stmkrurave naftëgazmbajtëse në gëlqerorët dhe në shkëmbinjtë terrigjenë. Punimet gravimetrike psrbëjnë bazën e kompleksit të metodave gjeofizike për kërkimin e xeherorëve të kromit, ndërsa punime të pjesshme bëhen për kërkimin e xeherorëve të bakrit. G. zë vend të rëndësishëm edhe rë studimet gjeologjike krahinore të shkallës 1:200.000 e 1:100.000 dhe në kërkimet gjeologjike prognozë të vendburimeve të disa mineraleve të ngurta. Janë kryer punime edhe në ndihmë të gjeologjisë inxhinierike.

(L.Lu.—A.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gravimetria


[cite]