GREKANI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (JL), në breg të Devollit. Është qendër e fshatit të bashkuar ku bëjnë pjesë edhe fshatrat: Rrenasi, Gurrsi, Dëshirani me 4000 banorë. Dëshmohet si vendbanim i lashtë. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Fshati u çlirua në fund të tetorit 1944. Bën pjesë në koop. e bashkuar me të njëjtin emër. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, i duhanit, i lulediellit, dhe rritja e lopëve, pulave, gjelave të detit. G. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Grekani


[cite]