GRESHICA
✤ Fshat i Mallakastrës në rrethin e Fierit (JL), në rrugën Fier-Tepelenë. Gjatë kryengritjes së v. 1847 këtu u rrethuan dhe u kapën bejlerët Vrionas. Fshatarët kanë marrë pjesë në ngritjen e flamurit më 1912, në Luftën e Vlorës dhe në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit më 20.11.1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë në mars Koop. ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave të bukës, lulediellit e duhanit. G. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, shtëpi lindjeje, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Greshica
[cite]