GUCIA E RE


GUCIA E RE
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (V). Përfshihet në fshatin e bashkuar Grudë e Re (shih). Fshat i ri i ngritur në vitin 1932 nga shqiptarë të ardhur nga Gucia, Plava, Vuthaj që ndodhen përtej kufijve të sotëm shtetërorë. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ është ngritur në vitin 1943. Në vitin 1957 u përfshi në NB «Perlat Rexhepi». Ka drejtim kryesor vreshtarinë dhe pemëtarinë. Ka shkollë të ciklit të ulët, njësi të shërbimit shëndetësor, tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Gucia E Re


[cite]