GURANJAKU QAMIL


GURANJAKU QAMIL
✤ (1914-1949). Shkrimtar dhe reprimtar i arsimit, Ivlësues i Popullit. Lindi në Eibasan, ku kreu Shkollën Normale; shërbeu si mësues, kryesishtnëpër fshatra. Anëtar i PKSH nga viti 1942. Mori pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ dhe u ngarkua me detyra të ndryshme; ishte komisar i Brigadës XVII. Pas Çlirimit mori pjesë gjallërisht në krijimin e shkollës së re; është autor i abetares së parë dhe bashkautor nëhartimin e mjaft teksteve për klasat e ndryshme të fillores. Vepra e tij e parë është përmbledhja me tregime Lulet e ~iia (1935). Vijoi të shkruajë edhe gjatë Luftës ANÇ e sidomos pas Çlirimit. Tregimet dhe vjershat e tij, ku përshkruhet heroizmi i partizanëve, dashuria e popullit për luftëtarët e lirisë, puna e fëmijve në ndihmë të të mëdhenjve në vitet e luftës kundër pushtuesve fashistë, luajtën rol me rëndësi për krijimin e letërsisë së sotme për fëmijë. Shkrimet e Q.G. u përmblodhën në librat Tetë ditë pa bukë dhe Xixëllonjat e vogla (1959).

(Fa.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Guranjaku Qamil


[cite]