GURI I CAPIT
✤ Majë në malin e Moravës të rre’thit të Korçës me lartësi 1573 m. Përbëhet kryesisht nga konglomerate e ranorë të molasës miocenike. Si rrjedhim i qëndrueshmërisë së ndryshme të këtyre shkëmbinjve ndaj proceseve të gërryerjes dhe veprimit të erës, G. i C. ka marrë një formë interesante, që i ngjan një deveje vigane të ulur. Për këtë ai përbën një monument natyre.
(P.Q.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Guri I Capit
[cite]