GURI IDRIZ
✤ (1879-1941). Veprimtar i lëvizjes çlirimtare e demokratike. Lindi në Gjirokastër ku kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në Janinë. Ishte anëtar i komitetit të fshehtë të Gjirokastrës, bashkëpunëtor i Çerçiz Topullit, anëtar i shquar i klubit «Drita» në vitet 1908-1913 dhe luftëtar për përhapjen dhe mbrojtjen e arsimit shqip. Si atdhetar e demokrat luftoi pushtuesit dhe bejlerët reaksionarë e tradhtarë.
Në periudhën e Pavarësisë sbërbeu për një kohë si oficer në ushtrinë shqiptare dhe për shkak të qëndrimit antizogist regjimi në fuqi e persekutoi. I vendosur në luftën për mbrojtjen e pavarësisë e demokratizimin e jetës së vendit, nëpërmjet bastunëve alegorikë (sot të ekspozuar nëmuzeun e qytetit të Gjirokastrës) demaskoi regjimin antipopullor të A. Zogut dhe të klikës së tij. Vdiq në Gjirokastër.
(L.D.).
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Guri Idriz
[cite]