GUROSET
✤ Miniera në qiell të hapur, në të ciiat nxirren gurë për ndërtim, për të prodhuar çimento, gëlqere etj. Në Shqipëri ka pasur G. që në kohët më të lashta. Nga to janë nxjerrë gurë për ndërtimin e qyteteve antike ilire, rrugëve, urave etj. Më të përmendura kanë qenë G. e Karaburunit, e Shkallës (Sarandë), e Krujës etj. Deri në fillim të shek.XX G. janë shfrytëzuar në mënyrë zejtare, duke nxjerrë gurët me mjete dore, pastaj filloi përdorimi i lëndëve plasëse si në Krujë, në Shkodër (Tarabosh) etj.

Pas Çlirimit G. u shtuan në përputhje me rritjen e vëllimit të ndërtimeve dhe me zhvillimin e industrisë së materiaieve të ndërtimit (shih). Sot ka mbi 70 G. të shpërndara në të gjithë vendin, për të shmangur transportin e panevojshëm të gurëve. Më të mëdhatë janë G. e Fushë-Krujës, Urës Vajgurore, Linzës (Tiranë), Letanit (Elbasan), Kaninës (Vlorë) etj. Nxjerrja e gurëve në to bëhet në mënyrë industriale. Në guroret e mëdha, përdoren metoda mjaft të përparuara të shpimit me sonda, shpërthimet masive dhe shkalla e mekanizimit për nxjerrjen dhe ngarkimin e gurëve ka arritur 95%. Në të ardhmen ajo do të rritet edhe më, krahas përqendrimit të nxjerrjes së gurëve në G. të mëdha. (R.Mi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Guroset


[cite]