INDUSTRIA E GOMËS


INDUSTRIA E GOMËS
✤ Degë e ind. së lehtë, që merret me prodhimin e artikujve prej gome, të kombinuar edhe me materiale të tjera, si tekstile, meiale etj. Më 1936 u ngrit punishtja e parë e gomës në Korçë me rreth 15 punëtorë për proGhimin e çizmeve, opingave dhe takave për këpucë. Prodhimi ishte artizanal dhe shumë i pakët. Më 1939 u ngrit në Durrës një punishte e vogël nga një shoqëri italiane. Të dyja këto punishte përpunonin gjysmëprodhimet e ardhura nga Greqia dhe Italia. Pas shtetëzimit të tyre më 28 nëntor 1948 u krijua Fahrika e gomës «Kozma Nushi» në Durrës (shih). Më 1950 filloi për herë të parë përzierja dhe përpunimi i brumit të gomës me lëndë bazë kauçuk natyror në makineri të reja. Më 1952 u fut në prodhimin e brumërave kauçuku sintetik polibutadien, më 1954 kauçuku butadien-stiren dhe më vonë edhe kauçukë të tjerë sintetikë me veti speciale. Në vitet 70 u projektua në vend dhe filloi të ndërtohet një fabrikë e re gome në Durrës, faza e parë e së cilës është vënë në shfrytëzim. I. e G. është zhvilluar me ritme shumë të shpejta. Prodhimi nga njëri pesëvjeçar në tjetrin është rritur mesatarisht 120%. Ajo përballon sot nevojat e vendit për artikuj të përdorimit të gjerë dhe mbi 95% të nevojave për artikuj teknikë prej gome. Prodhohen çizme, këpucë prej gome dhe me syprinë tekstili, pjesë këmbimi prej gome dhe gome e metali, gomë e ngjeshur dhe mikroporoze për ind. e këpucëve. Më 1982 u prodhuan mbi 2800 artikuj të përdorimit të gjerë dhe te>nikë. Vëllimi i përgjithshëm i prodhimit industnii më 1983, kunbrejt v.1948, u rrit mbi 110 herë.

(V.P.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Industria E Gomës


[cite]