KODIKU I 18-TË I BERATIT
(PSALMET E DAVIDIT, ME KOMENTE)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 28.5 x 23.5 cm.
Sasia e fletëve: 175.
Teksti: Në një kolonë, komentet dallohen se janë me shkronja më të imëta, ngjyra
është kafe e çelët.
Grafia: E tipit të vonët
Kapakët: Mungojnë. Në mungesë të të parëve, janë vënë të rij nga restauratorët e
arkivit.
Datimi: Sipas tipit të paleografisë, me vlera artistike, kodiku duhet t’i atribuohet shekullit
të 12-të.
Autori i dorëshkrimit është anonim.
Mungesat: Në fletën 1 gjendet psalmi 9, gjë që do të thotë se mungojnë psalmet paraardhëse,
prej 1–9. Teksti mbaron me psalmin 150.
Stolisjet: Kodiku nuk ka ndonjë figurë ilustruese dhe as dekore vinjetash ose të ndonjë aplikimi
tjetër, të ndryshëm.
Kodiku ka pësuar këto dëme: është i ndotur, sidomos në fletët 7, 19, 57, aq sa ndotja ka
arritur të zhdukë dhe tekstin. Në fletët 58, 141 verso, 123, 161, 137 verso dhe 159 shfaqet
ndotje më pak intensive. Ka ndotje edhe në fletë të tjera, duke përfshirë fletët e fundit.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve