INSTITUTI I KËRKIMEVE TË ULLIRIT DHE AGRUMEVE


INSTITUTI I KËRKIMEVE TË ULLIRIT DHE AGRUMEVE
✤ Institueion kërkinior-shkencor në varësi të Ministrisë së Bujqësisë që merret me studimin e agrumeve dhe uilirit, i ngritur në Vlorë mbi bazën e Stacionit të Frutikulturës. Ka në varësi Stacionin e Kërkimeve të Ullirit dhe të Agrumeve në Lukovë të Sarandës dhe disa baza eksperimentale në rrethe. Detyra kryesore e tij është studimi dhe zhatimi shkencor i teknologjisë bashkëkohore për ullirin dhe agrumet në përshtatje me faktorët ekologjikë të vendit. Përveç studimit të strukturës së kultivarëve te ulliri dhe agmmet e përzgjedhjes me rrugë seksuale e klonale instituti punon edhe për prodhimin e fidanëve me të gjitha vlerat agrobiologjike, Bashkëpunon me ekonomitë bujqësore për të zbatuar në kushtet e prodhimit arritjet e eksperimentimit shkencor dhe përgjithëson përvojën e përparuar. Organizon gjithashtu ltualifikimin e specialistëve.

(R.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Kërkimeve Të Ullirit Dhe Agrumeve


[cite]