KODIKU I 28-TË, I BERATIT
(JETËSHKRIMESHENJTORËSH E MARTIRËSH)
Materiali: Pergamenë.
Përmasat: 27.5 x 22 cm.
Sasia e fletëve: 158.
Grafia: Me shkronja të vogla, në një kolonë. Numri i rreshtave për faqe ndryshon prej
22 deri 28. Teksti është shkruar në bazë të linjave të gravuara. Shkrimi është i tipit të mesëm,
shkronjat janë në ngjyrë kafe.
Kapakët: Prej dërrase, veshur me lëkurë, mbi të cilën ka zbukurime të stampuara,
ornamente lineare në reliev. Lëkura është e mbërthyer me gozhdë të gjera, me koka të
dhëmbëzuara. Këto duhet të jenë afërsisht të kohës prej shekullit të 12-të deri në shekullin e
13-të.
Kodiku ka 158 fletë të numërtuara, por i mungojnë disa të fillimit.
Dëmet: Përveç zhdukjes së fletëve të para, fleta fillestare është me vrima, të shkaktuara nga
insektet. Gjithashtu janë errësuar pergamena dhe shkrimi, si tek e para, ashtu dhe tek e dyta.
Ndërmjet fletëve 74 e 75 lidhja e kodikut është prerë dhe kodiku është ndarë më dysh. Aty ku
lidhen fashikujt e kodikut lëkura e kapakëve është grisur në shumë vende dhe ka nevojë për
restaurim.
Kodiku nuk ka asnjë aplikim artistik, përveç grafisë së tij, që është me vlera estetike dhe
mund të cilësohet mjeshtërore.
Në bazë të grafisë, kodiku duhet t’i atribuohet kohës ndërmjet shekullit të 12-të dhe atij të 13-
të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve