KODIKU I 36-TË, I BERATIT
(PERIKOPE UNGJIJSH)
Materiali: Letër.
Përmasat: 32 x 21.6 cm.
Sasia e fletëve: 127.
Teksti: Me grafi bukurshkrimore dhe në dy kolona për faqe; grafia është e tipit të mesëm,
në ngjyrë kafe.
Kodiku ruan disa vinjeta në fillim të perikopeve. Këto kanë formën e germës „p“-pi greke –
ose formë shiriti. Fusha e tyre është e stolisur me motivin e zemrave të stlizuara. Inicialet e
perikopeve janë vizatuar me forma të ndryshme dhe janë jo shumë të mëdha. Të gjitha këto
stolisje janë me ngjyrë të kuqërremtë të çelët.
Datimi: Në mbyllje të tekstit të fletës së fundit ruhet data e shkrimit, viti 6830 – viti i krijimit të
botës sipas mendimit kishtar, ose viti 1322, sipas kalendarit të sotëm.
Kapakët: Prej dërrase, veshur me lëkurë, e cila është nxirë dhe plasur në shumë vende,
sikur të ishte djegur nga zjarri. Kapaku i poshtëm është shqitur nga të brejturit e molës, duke
lënë një pjesë të hollë në të lidhurit; ka nevojë për restaurim.
Dëmtimet. Fleta e parë ka një pjesë të palexueshme në tekst nga një errësim që ka pësuar.
Ndërmjet fletës 7 e 8 është shkëputur një fletë. Fletët 77, 78, 79 dhe 80 janë shqitur nga
kodiku dhe janë marrë në mënyrë të vrazhdë. Fletët nga fundi janë njollosur shumë.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve