KODIKU I 39-TË, I BERATIT
LETËRSI BIBLIKE DHE PATROLOGJIKE
MBI ÇËSHTJE TË NDRYSHME JETËSORE MORALE SIPAS FRYMËS SË DHJATËS SË RE
Materiali: Pergamenë.
Sasia e fletëve: 175.
Grafia: E tipit të vonë.
Shkrimi: Në ngjyrë kafe të errët, inicialet janë me shkronja kapitale. Nga nistoret vetëm
një është e vizatuar, por pa ngjyra. Shkrimi është në një kolonë, me 20-30 rreshta për kolonë.
Fleta e parë e kodikut është grisur pjesërisht në anën e sipërme, kurse në fund të
fletës 2 verso fillon parathënia, që shkon deri në gjysmën e faqes së fletës së tetë. Prej këtu
fillojnë titujt e çështjeve që përmbahen në këtë kodik, si pason:
Mbi pendimin dhe cila është koha e pendimit; mënyrat me anë të të cilave arrihet pendimi, si
dhe mbi frytet e tij.
Si njeriu nuk duhet të jetë gjithnjë kundërshtar dhe të jetë i pastër në studimin e atyre që i
pëlqen dhe i do Perëndia.
Mbi dashurinë ndaj Perëndisë dhe si ta dëshmosh këtë.
Ç’është nderimi për Perëndinë dhe ç’është të mos jesh i ndershëm.
Mbi dashurinë ndërmjet njëri-tjetrit dhe mënyrat si arrihet ajo.
Si për të shpëtuar nuk mjafton rrëfimi, po të mos ruhen porositë e Perëndisë.
Mbi besën dhe mbi njohjen e fjalëve të Zotit.
Mbi dijen dhe padijen e atyre që na imponohen.
Ç’është fundi i mëkatit dhe i porosisë së Perëndisë.
Mbi gjykimet e Perëndisë dhe sesi duhet t’ia kemi frikën Zotit.
Si të mos jemi kundërshtues në çdo fjalë dhe sidomos si të jemi të ndërgjegjshëm dhe të
veprojmë sipas dëshirës së Perëndisë.
Si çdo realizim duhet të kryhet sipas vendit dhe kohës së përshtatshme.
Mbi atë që nuk di dhe lë pas dore punët e tij, duke shpresuar në rezultatet e të tjerëve.
Mbi ata që mendojnë të kenë dobi nga bashkëjetesa, më të mirat e më të pëlqyerat dhe nuk
e arrijnë.
Si duhet të sillesh në kohën e tashme.
Mbi mënyrën dhe sjelljen e atyre që kanë studiuar porositë e Perëndisë.
Mbi ata që pengojnë dhe ata që pengohen në porosinë e Perëndisë.
Mbi pagëzimin; ç’është arsyeja dhe fuqia e pagëzimit.
Mbi kungimin e trupit dhe të gjakut të Krishtit dhe ç’kuptim kanë këto.
Si bëhet i butë e i mirë njeriu para Perëndisë dhe për çfarë shkaku digjet ose prej çfarë gjëje
largohet nga Zoti; gjithashtu me se afrohet.
Mbi të mundurit dhe mbi ata që nuk duhet të merren me mëkatet e atyre.
Mbi gënjeshtrën dhe mbi të vërtetën.
Mbi fjalën e ngathët dhe fjalët e rëndësishme të ekonomisë (së shpëtimit).
Para se të veprojmë a të flasim duhet të mbështetemi në dëshmitë e shkrimit të shenjtë dhe
pastaj në ato të zakonit.
Si të mbërrihet, sipas fuqisë, për t’i ngjarë Perëndisë dhe shenjtorëve.
Mbi atë që është për t’u kritikuar tek burrat e mirë dhe tek të kundërtit.
Me çfarë mënyre do të vërtetohemi mbi mjeshtërinë, zanatin.
Mbi vlerësimin e mallkimeve të Perëndisë.
Mbi detyrat (borxhet ) dhe mbi shtimin ose larjen e tyre.
Mbi ata që bëjnë skandal dhe mbi ata që kanë pësuar skandalin.
Mbi çka duhet të veprojë njeriu, që brenda mundësisë dhe formës më të mirë të pajisë (me të
njëjtat vlera) dhe të tjerët.
Mbi ata që merren me punë të kota.
Mbi nderimin e të shenjtave dhe mirëvendosjen e tyre.
Mbi kënaqjen sipas mundësisë me të paktat.
Si duhet me pritur mirë.
Mbi qëndrueshmërinë në skandalet.
Mbi largimin e të këqijave dhe mbrojtjen e të dobtëve, të sëmurëve.
Mbi sa janë thënë për përmbushjen e ligjeve (profecive).
Mbi ndryshimin e porosive të ligjit dhe të ungjillit.
Sa është e lehtë barra e Zotit, kurse sa e rëndë ajo e mëkatit.
Mbi njëllojshmërinë (barazinë) dhe përulësinë.
Mbi pasjen kujdes të realizimeve të të mëdhenjve dhe të të vegjëlve.
Mbi pasurinë dhe vobektësinë dhe ç’vazhdon pas tyre.
Mbi bamirësinë dhe punën.
Mbi të gjykuarin dhe mbi atë që gjykon veten ose tjetrin.
Mbi paqen dhe mbi bërjen e paqes.
Mbi të ardhurit keq për mëkatarët dhe si duhen pritur; kur duhet t’i largojmë dhe kur duhet t’i
afrojmë.
Mbi të gjykuarit dhe mbi të dalluarit.
Mbi faljen (lutjen): kur, përse, si dhe për çfarë duhet bërë lutja e falenderimit.
Mbi realizimet dhe mbi ngritjen (e duarve).
Mbi arritjen e dhuratave të Perëndisë dhe mbi transmetimin e tyre.
Mbi nderin dhe lavdinë e njerëzve.
Mbi ndryshimet e dhuratave të Perëndisë dhe harmonizimi ndërmjet atyre që i kanë dhe atyre
që i shpërdorojnë.
Mbi ngasjet dhe kur duhet të tërhiqemi, si duhet t’u bëjmë ballë.
Mbi frikën dhe guximin në rrethana të ndryshme.
Mbi gëzimin dhe mbi ata që pësojnë për Krishtin.
Si duhet me u lutur për një qëllim.
Mbi ata që braktisin, mbi ata që përpiqen për shprestari dhe mbi ata që bashkëluftojnë me
ata.
Mbi ata që vdesin të hidhëruar.
Mbi ndryshimin e shekullit të tanishëm dhe të ardhshmit.
Mbi ato gjëra që në përgjithësi ose në përafërsi janë të ndaluara nga shkrimet e shenjta dhe
mbi ato që pranohen.
Mbi ata që përdorin predikimin e ungjillit.
Deshifrimi i listës me përmbajtjen e temave të kodikut në fjalë ka pasë shumë vështirësi për
arsye të ndërtimit të fjalive sipas frymës së kohës kur ai është konceptuar. Me gjithë këto
vështirësi, dëshifrimi i tyre u krye, në disa raste dhe me ndihmën e ndonjë specialisti që ka
njohuri në greqishten e vjetër, si dhe me ndihmën e shumë fjalorëve greqisht-frëngjisht,
greqisht-italisht dhe greqisht-greqisht. Nga kjo punë e mundimshme mendoj se është arritur
mjaft. Titulli i pjesës me numër 50 e ndonjë tjetër mbetën pa u deshifruar.
Kodikun në fjalë, në saje të paleografisë së tipit të vonë, mund t’ia atribuojmë kohës prej
dekadave të fundit të shekullit të 13-të deri në gjysmën e shekullit të 14-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve