KODIKU I 69-TË, I BERATIT
(NOMOKANON)
Materiali: Letër.
Përmasat: 22.3 x 16.2 cm.
Numri i fletëve: 65.
Grafia: E tipit të vonë, në ngjyrë të zezë, kurse titujt në ngjyrë të kuqe.
Në fletën 2 verso gjendet shënimi: “Ish-peshkopi (ose mitropoliti) i Durrësit zoti Gerasim, i cili
erdhi në eparki në vitin 1833, në nëntor, data 8, u preh me Zotin në (vitin) 1837, në 22 shtator.
Në (vitin) 1838, 28 korrik, erdhi (mitropolit) i Durrësit i shumëhirshmi muzikant i ditur zoti
Anthim“.
Ky kodik përmban rregulla ose ligje kishtare të lidhura me emrat e autorëve që i kanë
konceptuar, si pason: Grigori i Kostandinopojës, Vasili i madh, patrik Foti. Një vend më vete
zë kanoni i apostujve, kanoni i Antiokas, kanoni i 16-të i sinodit. Ka, gjithashtu, çështje morale
të trajtuara sipas apostullit Pal, të perandorit Justinian, perandorit Kostandin të sinodit të
Selanikut, të Shën Gjon Gojartit; të sinodit të katërt, të sinodit të gjashtë, të Vasilit të Madh, të
sinodit të Kartagjenës (në tekst “të Qithargjenës”), të perandor Konstandinit dhe në vazhdim
janë regjistruar kanonet me burimin nga kanë ardhur.
Ky nomokanon, duke qenë i vogël, përmban probleme ose çështje fetaro-morale nga më
kryesoret dhe është konceptuar bukur.
Duke u mbështetur në grafinë e tekstit, kodiku në fjalë duhet t’i atribuohet shekullit të 18-të.
* Kodikët e Shqipërisë
*Lista e Kodikëve