INSTITUTI I SHKENCAVE


INSTITUTI I SHKENCAVE
✤ Institucion qendror kërkimor shkencor në RPSH, vazhdim i Institutit të Studimeve (shih). Përbëhej nga asambleja e përgjithshme me anëtarë e kandidatë, nga presidiumi i saj dhe nga 3 seksione: a) i gjuhësisë e i letërsisë; b) i historisë dhe i sociologjisë; -c) i shkencave natyrore e biologjike. Nën drejtimin e I.SH. vepruan edhe Biblioteka Kombëtare, Arkivi i Shtetit, Muzeu Arkeologjik-Etnografik, Muzeu i Shkencave të Natyrës (shih) shërbimi ‘hidrometeorologjik dhe Laboratori i kërkimeve kimike. Instituti drejtoi edhe një varg komisionesh për fusha të ndryshme të shken~cave. Botoi revistën Buletin i Institutit të Shkencave (shih) dhe një varg veprash si: Gramatika shqipe (1949), Sintaksa (1952), Fjalori i gjuhës shqipe (1954), Ortografia e gjuhës shqipe (1951, ripunuar 1953 dhe 1956), Fjalori rusisht-shqip (1954), Drurët dhe shkurret e Shqipërisë (1955) etj. Nën kujdesin e ISH filloi përkthimi i veprave të klasikëve të marksizëm-leninizmit dhe i disa veprave nga letërsia klasike botërore. Më 1952 organizoi dy sesione shkencore për problemet e gjuhës letrare kombëtare shqipe. Më 1955 sektorët e shkencave shoqërore u shkrinë dhe u ngrit Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë (shih). Më 1957 ISH u përfshi në Universitetin e Tiranës.

(P.D.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Instituti I Shkencave


[cite]