INTENDENCA E UNÇSH
✤ Shërbim i UNÇSH për të siguruar nevojat materiale për jetesë dhe për luftë të partizanëve. U organizua që nje fillimin e kryengritjes së armatosur. Ndërtimi dhe detyrat e I. së UNÇSH u përcaktuan me rregulloren e SHP të UNÇSH të 17 gushtit 1943. I. u përsos sipas fazave të zhvillimit të UNÇSH. Në përbërje të çdo çete, batalioni, brigade, divizioni, sapo ato krijoheshin, organizohej edhe I. (me personel, depo, furra, punëtori, mjete transporti etj.). Pranë SHP të UNÇSH u krijua komisariati (ekonomik), ndërsa në shtator 1944 drejtoria ekonomike (me depot dhe punëtoritë qendrore).
Me organizimin e pushtetit ushtarak të prapavijave (shih), çdo komandë qarku e vendi organizoi I. e vet, me depo e punëtori të vendosura në zonat e çliruara. Pranë krahinave iishtarake të korparmatave (shih: Korparmata) u organizua seksioni i ekonomisë (me depo, punëtori, furra etj.). I. e pushtetit ushtarak të prapavijave ndihmonte forcat vepruese për sigurimin material, në bashkëveprim me këshillat nacionalçlirimtarë. Sektori ekonomik i krahinave ushtarake të Korparmatave siguronte marrjen e të gjitha masave ekonomike që kishin të bënin me ushtrinë. Në këtë periudhë I. në forcat vepruese për nevojat e përditshme të trupave u drejtohej krahinave ushtarake dhe organeve të tyre ekzekutive (komandave të qarqeve). Edhe në këtë fazë të kryengritjes së përgjithshme të armatosur, burim kryesor për furnizimin e partizanëve me armë e municion ishte armiku, ndërsa furnizimi me ushqlm e veshmbathje, sigurohej kryesisht nga ndihmat e popullit, sidomos nga fshati.
(J.Da.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Intendenca E Unçsh