JARNIK JAN URBAN
✤ (1848-1923). Gjuhëtar çek, profesor universitar i romanistikës, që është marrë edhe me studimin e gjuhës shqipe. Mbajti letërkëmbim me veprimtarë të kulturës shqiptare si N. Frashëri, K. Kristoforidhi, Th. Mitko, J. De Rada, Dh, Kamarda, me të cilët këmbente mendime e siguronte materiale. Botoi mjaft materiale folklorike sidomos në veprat Për gjuhësinë shgipe (Zur Albanischen Sprachenkunde 1881), Kontribut për njohjen e dialekteve shqiptare (Prispëvky ku poznani ndreci albanskych, 1883), Përralla dhe anekdota shqiptare (Albanesische Mdrchen und Schivanke, 1890) etj. kryesisht nga Shkodra. Janë regjistruar me shumë saktësi dhe shpesh shoqërohen me shënime me interesjo vetëm gjuhësor, por edhe folklorik. Në arkivin personal të J. u gjet dorëshkrimi i «Bletës së vogël® i Th. Mitkos (shih). (J. P.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Jarnik Jan Urban
[cite]