JOVANOVIÇ PAVLE PAJO


JOVANOVIÇ PAVLE PAJO
✤ (1859-1931). Piktor serb Një pjesë të madhe të jetës e kaloi në Vjenë, ku ndodhen edhe sot shumë nga veprat e tij. Që ns periudhën e parë të krijimtarisë u bë i njohur me kompozimet që paraqesin motive piktoreske nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Ka qenë në Shkodër dhe ka pasur lidhje me piktorin shqiptar Kol Id.Tom.eno (shih). J. P. ka bërë disa tablo me motive shqiptare, si: «Tregim për Kosovën> (tani në Londer), «Luftim i gjelave», «Vallja e shpatave», «Përgatitja e nuses shqiptare», «Mësimi i parë i shpatës» etj. që ndodhen në muze të Vjenës dhe të Beogradit. Veprat me motive nga vendi ynë dallohen për koloritin e bukur s: dhe për paraqitjen realiste të tipave, veshjeve e mjediseve karakteristike.

(F. Hu.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Jovanoviç Pavle Pajo


[cite]